Kronike
Plagosja me armë zjarri në Vlorë (DETAJE)
Disa orë pas plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës, është zbardhur dinamika e ngjarjes. Autori i kësaj ngjarjeje është një 20 vjeçar nga Llakatundi që është konfliktuar me një 19-vjeçar.
Policia e ka identifikuar autorin dhe është në ndjekje të tij. Ka patur informacione se ku ndodhet personi në fjalë dhe zona të caktuara janë kontrolluar. Policia e klasifikon ngjarjen si konflikt të çastit për motive banale.
Por si ndodhi ngjarja?
Sebastian Jallaj banues në Fier ka shkuar në Llakatund ku ka dhe të afërmit e tij dhe është nip aty. Ai shkonte shpesh në fshat Në Llakatund dhe mbahet mend si një djalë i cili ngacmon me fjalë dhe bën tepër shaka, ndonjëherë të tepruara. Është ulur fillimisht në lokalin e fshatit nga ku ka nisur fillimisht me autorin e sulmit. Nga debati mund ta ketë patur indicie edhe më parë.
Autori pas debatit me fjalë ka shkuar në shtëpi ku ka marr armën e llojit pistoletë. Në momentin që Sebastian Jallaj ka qënë duke zbritur nga lokali ky e ka qëlluar me pistoletë në këmb 1 herë dhe më pas është larguar. Nuk ka patur qëllim ta vrasë thjesht ta dëmtojë. Është larguar për disa metra në këmbë dhe më pas mendohet të jetë larguar me automjet. Ngjarja mund të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë aty pranë të një biznesi pasi lokali ku ndodhi konflikti nuk ka patur kamera sigurie.
Nuk është ruajtur shumë që mos të tregojë imazhin pasi e dinte se do identifikohej. Mendohet se autori ende fshihet në Vlorë në fshatra apo zona të thella qytetit. Ndërkohë Jallaj është transportuar në spital me makinë të rastit pasi ka kërkuar ndihmë pas plagosjes në lokalin aty pranë. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Jallaj ka identifikuar autorin para efektivëve dhe forcat blu kanë nisur kërkimet.
Rreth 15 persona janë pyetur dhe kanë qënë të shoqëruar në komisariat për ngjarjen Mes tyre personi që e dërgoi në spital, familjarë të autorit, dëshmimtar okular, familjarë të Sebastjanit. Dëshmitarët okular kanë treguar ngjarjen, të dhëna mbi autorin, dhe nga rruga që e kanë parë autorin të largohet pa dhënë ndonjë detaj ndihmës me rëndësi për kapjen e tij.
Familjarët e autorit në komisariat janë shprehur se djali është larguar dhe nuk e dinë se ku është ndërsa familjarët e Sebastianit nuk kanë patur djeni se djali i tyre ka patur konflikte të mëparshme. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe beson se shum shpejtë do e kap autorin e ngjarjes në fjalë.