Connect with us

Kronike

Plagosja me thikë, arrestohet 44-vjeçari që ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja

Vihet në pranga një 44 vjeçar, i cili ishte në automjetin që u largua 54-vjeçari nga vendngjarja, ku ngeli i plagosur me mjet prerës një person.

Ngjarja ka ndodhur më 29 mars në Pogradec.

“Policia arreston një 44-vjeçar, i cili ishte në automjetin që u largua 54-vjeçari nga vendngjarja, ku ngeli i plagosur me mjet prerës shtetasi M. T., 36 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë vijuar veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 29.03.2025, në lagjen nr 3, Pogradec, ku ngeli i plagosur shtetasi M. T., 36 vjeç dhe në vijim u bë arrestimi i shtetasit L. O., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. B., alias A. O., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë prezent dhe shtetasi S. J, i cili është larguar me automjetin me të cilin u largua dhe autori nga vendi i ngjarjes.

Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. J., kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Korçës, për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Në vijim u bë kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Pogradec, i shtetasit S.J, 44 vjeç, banues në Blacë, Pogradec., i cili u arrestua për verën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement