Connect with us

Kronike

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Durrës. Policia bën të ditur se është plagosur më armë zjarri Daniel Bushi, 38-vjeç, nga shtetasi G.P., 28-vjeç.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit 38-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se Daniel Bushi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.
‘Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Advertisement