Kronike
Plagosje me thikë në Lungomare, 57 vjeçari dërgohet me plagë në kraharor në spital (DETAJET)

Një 57-vjeçar është dërguar i plagosur me thikë në spitalin rajonal të Vlorës.
I dëmtuari ndodhet në gjendje stabël, koshient, ndërsa po merr ndihmën e parë mjekësore.
Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes.
I plagosuri i identifikuar si G. Vreshtazi ka marrë plagë në kraharor, teksa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Lungomares, pas një konflikti.

