Kosova
Plagosje në Prishtinë/ Qëllohet një person, në vendngjarje policia gjen edhe AK-47
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/04/policia-kosove.jpg)
Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur një person nga arma e zjarrit.
Në momentin kur njësitë policore kanë shkuar në vend të ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër).
Derisa, i plagosuri është duke marrë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër). Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)