Kronike
Plani Franko-Gjerman

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohet sot në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka paralajmëruar më herët se do vizitojë edhe Prishtinën për t’u takuar me Albin Kurtin.
Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar se të dyja palët do ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve dhe do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.

