Aktualitet
Plani i ri pastrimi në Tiranë, i jepet fund edhe zaptimeve me trarë për parkimin e makinave

Në komunikimin “Sy m’sy” me ndjekësit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një plan të ri masash në Tiranë, ku sipas tij do t’i jepet fund zaptimeve me trarë, e me marrje e dhënie biletash për të parkuar makinat. Pavarësisht se ke një pronë, Rama tha se nuk mund të përdoret sipas dëshirës, dhe ti vendoset trau qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi.
“Sa i përket atyre miniparqeve që i doni dhe i kërkoni, është shumë e drejtë, por kur shikoni që ndërtohet aty ku ju doni një minipark, kini parasysh që ka dhe prona private. Janë të drejtat e pronarëve, nuk është se ti sheh një hapësirë atje dhe thua hajd se po i futemi dhe po i bëjmë, se ajo hapësira ka pronarë. Jemi duke punuar me bashkinë për një plan të ri të pastrimit të të gjitha hapësirave brenda të gjitha lagjeve, nga të gjitha llojet e zaptimeve, duke nisur nga një zaptim i tmerrshëm dhe i patolerueshëm me trarë dhe me marrje dhe dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë kam një pronë këtu. Nuk mund të kesh pronë dhe ta përdorësh si të duash duke i vënë traun qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi”, tha Rama.
Sezoni turistik/ Rama: Kemi një plan ambicioz, plazhet s’do të jenë më ekskluzivitet i atyre që…

Kryeministri tha se do të organizojnë një fushatë promocioni dhe informimi të saktë për mënyrën se si mund të aplikohet për “Paketën e Maleve” dhe për strategjinë që kanë për zhvillimin rural. Për këtë tha kreu i qeverisë do të zhvillojnë konsultime nga fermerë, ekspertë të fushës dhe akademikë për të marrë sugjerime dhe opinionet e tyre. Sa i përket hapësirës publike në plazhe, Rama tha se çdot vit e më shumë po vënë më shumë disiplinë. Duke iu përgjigjur një komentuesi, Rama tha se me planin që d të vënë në zbatim këtë vit, do të ketë ndryshim radikal nga një vit më parë.
“Çdo vit kemi ardhur duke vënë më shumë disiplinë, krijuar më shumë hapësirë për të gjithë në sensin që plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet i atyre që kanë mundësi apo duan që të shërbehen në hapësira të administruara privatisht dhe mbi të gjitha plazhet duhet të ofrojnë mundësi për ata që duan të jenë të lirë dhe të pa cenuar në të drejtën për të marrë kënaqësinë e tyre nga një aset publik, duke shfrytëzuar hapësirë publike. Dhe plani që do të zbatohet knga ky vit është ambicioz dhe ka ndrysim radikal nga vjet, dhe jemi duke e ndjekur sapo ka filluar. “, tha Rama.

