Aktualitet
Plas gazi në Porto Romano, tmerrohen banorët
•Rjedhje gazi në çisternat e fabrikës së gazit ‘Gaz Poëer’ në Porto Romano. •Shpërthimi i fortë ka tronditur banorët e zonës, të cilët janë evakuuar menjëherë. •Për shkaqe sigurie, është ndërpreë edhe mësimi në shkollën ‘Met Hasa’ e cila ndodhet pranë fabrikës. •Banorët e zonës janë shprehur për mediat se kjo nuk është hera e parë që ndihen të kërcënuar nga shpërthime të tilla. Ata janë ankuar mirëpo nuk është marrë asnjë masë. •Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku pritet të zbulohet edhe arsyeja që ka çuar në rrjedhjen e gazit nga këto cisterna. •Kjo nuk është hera e parë, që qytetarët ndihen të rrezikuar nga fabrika Gazpower, ku prodhohen bombola gazi të të gjitha madhësive. •Pak kohë më parë, shumë banorë në atë zonë i braktisën shtëpitë, pasi ndiheshin të rrezikuar nga shpërthimet e njëpasnjëshme.
Një prej banorëve të zonës në Porto Romano ka treguar për mediat se shpërthimi i ditës së sotme nuk ishte i vetmi. Ai ka deklaruar se është hera e dytë që po ndodh e se askush nuk ka marrë asnjë masë. Po ashtu, ky banor shtoi se nëse do të kishte pasur një shkëndijë elektrike, do të kishte ndodhur katastrofë e madhe.
‘Një frikë e madhe, ne e paramendojmë se është hera e dytë kjo që po ndodh, u bë problem para dy tre muajsh, nuk u mrr asnjë masë. Këtu është sikur natën ose ditën më e rrezikshme ditën kur ka kalamaj këtu të kishte pasur një shkëndijë këtu te ambulanca apo shkolla këtu do ishte bërë katastrofë e paparë. Kjo është bërë problem që herën e parë por asnjë masë nuk u mor. Ka dy javë që kjo zonë është përfshirë nga era e gazit. Kjo është si minë me sahat, nuk dihet kur do plasi”, u shpreh një banor i zonës për Euronews.
Shpërthimi në fabrikën ‘Gas Power’ ndodhi ditën e sotme në zonën e Porto Romanos. Dyshohet se shpërthimi ka nisur nga rrjedhja e gazit në çisterna.
Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka reaguar pas shpërthimit të çisternave që ndodhën ditën e sotme në fabrikën ‘Gaz Power’ në Durrës. Ata shprehen se nuk ka probleme me depozitat e instaluara.
Dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar për shkak të botit furnizues që mund të jetë shkaktuar nga problemet me valvulat. Banorët e zonës, u evakuuan menjëherë nga zona, nga frika për jetën. Ata janë shprehur për mediat se janë ankuar për erën e gazit që kanë muaj që e nuhasin në zonë, mirëpo institucionet nuk kanë marrë masa.
Një prej banorëve në Porto Romano ka treguar se mori vesh për rrjedhjen e gazit në fabrikën ‘Gaz Poëer’ nga mësuesit e shkollës. Ai u shpreh se u telefonua për të marrë fëmijën, pas shpërthimit të gazit. Ky banor, pranoi se në zonë vjen prej disa muajs era gaz, mirëpo asnjë institucion nuk po merr masa.
‘Fabrika është 300 metra larg banesës time dhe as 30 metra nga shkolla. Ne ishim në punë, më merr në telefon mësuesja më thotë eja merr sa më shpejt fëmijën se ka rrjedhje gazi afër shkollës. I morëm fëmijët, një pjesë dhe mësuesit i kanë përcjellë nëpër banesa. Nuk është hera e parë, këtu ka 3 muaj që vjen era e gazit. ‘- u shpreh ai.