Politike
Plas keq te Rithemelimi, Saimir Koreshi: Luan Baçi politikani më i pabesë, ditën prift, natën hoxhë
Siç duket pas sulmeve të vazhdueshme nga berishistët, edhe nga grupi i Gazment Bardhit kanë filluar kundërsulmet ndaj deputetëve të Rithemelimit. Kjo vjen pasi “bashkimit” i cili u shit si parimor dhe për të forcuar opozitën, duket se i ka dalë përfundimisht boja.
Nga grupi “Bardhi”, ka qenë deputeti Saimri Korreshi i cili e ka sulmuar hapur deputetin Luan Baçi ndërkohë që ky i fundit në fjalimin që mbajti këtë të martë në protestën te bashkia Tiranë, hodhi akuza të rënda ndaj “gazbardhistëve”, duke thënë “se kanë ardhur këtej për të bërë lojë me dy porta”.
Në intervistën e tij të fundit përballë moderatores Ester Bylyku, deputeti Korreshi është shprehur për Baçin se ditën është prift dhe natën hoxhë duke shtuar që dhe nuk i zë besë.
Ester Bylyku: Cili nga politikanët ka dashur që të bëhet mik me ju, por ju e keni refuzuar?
Saimir Korreshi: Luan Baçi, një politikan që nuk i zë besë, sepse është ditën prift natën hoxhë. S’ka mundësi që burri të jetë në darkë një gjë, dhe pastaj një gjë tjetër. E them pa teklif, është ai politikan që nuk dua të kem miqësi. Disa herë nuk i kam folur, pastaj ka tentuar disa herë, pastaj nuk i fola prap