Kronike
Plas sherri në Vlorë, disa taksixhinj përleshen me njëri-tjetrin
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur ditën e sotme mes disa taksixhinjve në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Xhamia, ku më shumë se pesë taksixhinj janë konfliktuar më njëri-tjetrin, për pasagjerë.
Mësohet se si pasojë e sherrit dy prej tyre kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore pasi kanë marrë dëmtime në fytyrë, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar nga policia në ambientet e drejtorisë se policisë së Vlorës.
Policia po merr në pyetje disa prej tyre për të zbardhur shkakun e konfliktit i cili degjeneroi në grushta dhe sende të forta.