Rajon
Plenkoviç: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi janë realitet

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se rezultatet e zgjedhjeve në Serbi pasqyrojnë realitetin dhe shprehu keqardhjen që përfaqësuesi i pakicës kroate nuk fitoi një mandat të ri në parlament.
Ai tha se për Kroacinë kjo do të thotë se duhet të punohet me Serbinë për atë që është rënë dakord në një marrëveshje dypalëshe 20 vjet më parë, pra që pakicës kroate t’i garantohet mandati në Kuvendin e Serbisë.
Plenkoviç nuk ka dashur të komentojë se në selinë zgjedhore të Partisë Progresive Serbe përkrah Aleksandër Vuçicit kanë qenë përfaqësues politikë nga Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, Milorad Dodik dhe Andrija Mandiç.

