Connect with us

Kronike

“PLUMBI i ARTË”/ Debate dhe përplasje në seancën gjyqësore mes Dumanit dhe Alibejt: Duhet të kërkosh falje!

Seanca gjyqësore e çështjes ”Plumbi i artë” është shoqëruar me debate dhe përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Ky i fundi është duke ju përgjigjur pyetjeve që i bëhen nga avokatët dhe ka rrëfyer për takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.

Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij“, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.

Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej, kjo është mashtrim. “Duhet të kërkosh falje për këtë!“.

Tensioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ku të kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.

Advertisement