Connect with us

Pinknews

‘Po e bëj’/ Luizi zbulon çfarë bisede bëri Kristi me striptisten

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh organizoi në shtëpi një festë beqarie për Luiz Ejllin, ku këngëtarit i dërguan disa striptiste të cilat dhuruan performanca goxha sensuale. Gjatë festës, Kristi u pa duke flirtuar me njërën prej tyre. Teksa kanë kërcyer me lëvizje goxha provokuese, në një çast Kristi dhe balerina u puthën dhe në buzë. Madje pasi përfundoi festa Kristi la dhe një takim me vajzën në fjalë pasi të mbarojë spektakli.

Luizi pas festës së beqarisë, nisi të ngacmonte Kristin, duke i bërë pyetje për balerinën. Ai po i tregonte Deas dhe Efit të gjithë bisedën që Kristi pati me balerinën.

“Kristi e pyeti sa vite ke qe punon? Ka kohë i tha ajo. E bën me qejf e pyeti ky. Po e bëj, balet është s’ka ndonjë gjë, i tha ajo, vijnë goca, vijnë çuna, vazhdoi ajo. Ashtu ë? Vijnë çuna… i tha Kristi. Atje vijnë çuna po çuna si këtu s’keni parë ju i tha. Pyetja më palidhje që i bëri Kristi ishte: Si ndiheni në shtëpinë e Big Brother?”, tregoi Luizi.

Advertisement