Connect with us

Bota

“Po ikin, policia është këtu”/ Me 88 milionë euro ‘në duar’, hajdutët arratisen shumë të qetë me motorçikletë

Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale orët e fundit, të cilën Le Parisien e riprodhon, duke vënë në dukje se ka arritur ta konfirmojë autenticitetin e saj sot, tregon dy hajdutët që zbresin nga Luvri me një vinç pasi kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 88 milionë euro, ndërsa më pas largohen, pasi kanë hipur në një motoçikletë.

Në videon, e cila zgjat rreth tridhjetë sekonda, dy hajdutët shihen duke dalë nga dritarja nga e cila kishin hyrë rreth katër minuta më parë, për të arritur në Galerinë Apollo. Deri më tani, nuk ka qenë e mundur të përcaktohet me siguri se ku dhe kush e ka xhiruar videon.

Siç shihet, njëri nga autorët mban veshur një jelek fluoreshent dhe tjetri një helmetë motoçiklete, ndërsa rrobat e tyre janë të zeza. Diçka që tërheq vëmendjen është se dy kriminelët duken shumë të qetë.

“Djemtë janë në skuter”, dëgjohet në atë që duket si një radio dore.

“Po ikin, po ikin…, policia është këtu”, vazhdon një zë, ndoshta ai i personit që po bën videon.

Disa sekonda pasi largohen, ata përpiqen t’i vënë flakën vinçit pa pasur sukses. Ky veprim është i vështirë për t’u vërejtur në imazhet e postuara në mediat sociale. Disa sekonda më vonë, hajdutët shfaqen përsëri në video në një skuter. Videoja ndalet në këtë pikë./

Advertisement