Kosova
Po imponohet me forcën e muskujve, Daçiç për pranimin e Kosovës në KiE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, do të jetë në krye të ekipit të ekspertëve serbë që do të luftojnë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Këshilli i Evropës është një organizatë që duhet të merret me të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk mund të thuhet se nuk ka qenë edhe një organizatë politike, ka qenë e ngjyrosur politikisht gjatë gjithë këtyre viteve, por tashmë po hyjmë në fushën që shkon përtej kuadrit ligjor të Këshillit të Evropës, ku po shkelin parimet bazë mbi të cilat funksionon, kjo do të ishte hera e parë që dikush do të pranohej në atë organizatë anëtarësim pa qenë shtet” – deklaroi ministri serb.
“Ku janë të drejtat për të cilat flitet? Dora Bakojanis pati tre çështje që duhej të zgjidheshin nga prishtina zyrtare – Manastiri I Deçanit, ndërprerja e shpronësimeve në komunat serbe dhe formimi i Unionit të komunave serbe. Sigurisht që nuk ka asgjë të plotësuar nga Kosova. Dora Bakojanis hoqi dorë nga dy kushte” – ka theksuar Daçiç, duks shtuar se është e turpshme që Prishtina po flet për manastirin e Deçanit, pasi ai është një manastir që ekziston prej shtatë shekujsh.
Për faktin se 12 nga anëtarët e Këshillit të Evropës nuk e njohin Kosovën dhe Komiteti i Ministrave u bën thirrje që të votojnë pro Kosovës, ai tha se kjo është shkelje e të gjitha parimeve.
Siç shtoi ai, ata që nuk e njohin Kosovën shtet, do të votojnë pro pranimit të saj në KiE, pasi do ushtrohet mbi ta presion nga Perendimi.
I pyetur se cilat janë gjasat që Kosova të mos i bashkohet organizatës ndërkombëtare, Daçic theksoi se do të jetë një luftë e ashpër.
“Do të ketë presion të madh, sidomos nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Prandaj duan që me çdo kusht dhe sa më shpejt të votohet pranimi i Kosovës.
E gjithë kjo është pjesë e presionit, duke përfshirë edhe përpjekjen për të hartuar një Rezoluta për gjenocidin në Kombet e Bashkuara, si dhe përpjekja për ta votuar atë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kështu që përveç Ruandës, populli serb do të ishte i vetmi i etiketuar si komb gjenocidal” – potencoi ministri serb.

