Kosova
Po na i fusin…Ivica Daçiç për qëllimin dhe presion e Perëndimit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka theksuar se Serbia është në rrezik të menjëhershëm, sepse është nën presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat, siç tha ai, gradualisht duan ta “fusin” Kosovën në organizatat ndërkombëtare.
Duke folur për Rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u shpall për 27 prill, ai theksoi se është një vendim i turpshëm duke marrë parasysh të gjitha faktet historike. Dhe u shpreh se Perëndimi harron se në vitin 1999 është kryer agresion ndaj Serbisë për të cilin askush nuk është mbajtur përgjegjës dhe që është shpallur si “ndërhyrje humanitare” edhe pse janë vrarë civilë.
“Vendet perëndimore thonë se nuk ka nevojë të kthehemi në të kaluarën. Po çështja e Srebrenicës, e cila ishte para agresionit të NATO-s, nuk është një kthim në të kaluarën? Tani dikush po na jep leksione se ne nuk kemi vizion dhe nuk kemi shikim nga e ardhmja dhe ne duhet t’i bashkohemi atyre për Rezolutën etj, etj” – deklaroi Daçië për TV Pink.
Ai gjithashtu theksoi se bombardimet e NATO-s nuk ishin gjë tjetër veçse agresion, sipas të drejtës ndërkombëtare, sepse në territorin e Serbisë është kryer sulm nga shtete të tjera.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, vërejti ai, nuk do ta pranojë kurrë rezolutën për gjenocidin, sepse Rusia dhe Kina nuk do ta pranojnë kurrë atë.
Megjithatë, siç shtoi ai, disa vende të bashkësisë ndërkombëtare pretendojnë se Rezoluta ka shumicën në Këshillin e Evropës, nga ku u tërhoq Rusia, edhe pse ajo organizatë ndërkombëtare nuk ka të njëjtën peshë si Këshilli i Sigurimit.
“Vendi ynë është në një situatë të rëndë. Vazhdon shtytja politike e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për këtë po përdoren mekanizmat ndërkombëtarë.” – potencoi Daçiç.
Ai gjithashtu iu referua edhe seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bombardimet e NATO-s, e cila u thirr me kërkesë të Rusisë, dhe theksoi se disa përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare i thanë të mos vinte në Nju Jork dhe të mos shpenzonte para kot, sepse nuk do të ketë mbledhje për bombardimet e NATO-s.
Dacici ka komentuar edhe njoftimet nga Prishtina se do padisin Serbinë për krime lufte, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë sepse në atë kohë ishte në burg.
“UÇK-ja ishte organizatë terroriste derisa e hoqën nga lista dhe e mbështetën në procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës” – ka thënë Daçic dhe vlerësoi se vetëm Serbia “nuk ka të drejtë” të mbrojë territorin e saj, mbi të cilin është themeluar shteti i Serbisë.
Sipas tij, disa vende janë shumë të padrejta ndaj Serbisë dhe harrojnë se ajo ka qenë gjithmonë një partnere besnike.
“Njerëzit duhet të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe të kujdesemi per populli dhe qytetarët tanë” – potencoi ministri serb.