Politike
‘Po na marrin frymën’/ Berisha: Vjedhje edhe me taksistët e partisë
Kryedemokrati Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka denoncuar kryebashkiakun e Sarandës Oltion Çaçi, për goditje nën brez ndaj taksistëve të qytetit, për të favorizuar kompanitë ortake me të, të cilat ofrojnë shërbime në qytetin bregdetar.
Në mesazhin e ardhur në inbox-in e Berishës nënvizohet se kryetari i bashkisë Sarandë ka urdhëruar minimizimin e vendeve të caktuar për taksitë në portin e qytetit.
Aty bëhet me dije se janë rreth 40 familje në Sarandë që ushqehen nga puna si taksistë e kryefamiljarëve, por për të larguar ata ngaaa ky profesion që ushtrojnë ligjërisht prej vitesh ka menduar kryebashkiaku i ri socialist.
Denoncimi:
Kryetari i Bashkise ne Sarande mbeshtet klanin e tij.
Pershendetje Doktor Berisha, jemi shofera taksie ne qytetin e Sarandes kemi nje problem reale me kompanin e taxive qe jane ortak me ish kryetarin e Bashkise dhe me kete aktualin. Po na marin frymen avash avash jemi mbi 40 familje qe punoim dhe ushqehemi te stacioni i portit te Sarandes. Sot ne mengjes u zgjuam me nje supriz nga 9 vende ne stacion na i beren 5 qe te favorizoin kompanit e oligarkve. Ne vend te na ndihmoin per te luftuar konkurencen dhe te na mbeshtesin keta po na i zaptoin edhe keto pak vende qe kan ngelur. Ju jeni e vetmja mundesi per ta publikuar kete shqetsim te madh qe po na cenon punen dhe buken e femijeve. I beim thirje Kryetarit te Bashkise Sarande mos u be pal me oligarket por behu pal me qytetaret sepse jane ata qe te kan votuar jane po ata qe do te ndeshkoin.