Connect with us

Kosova

Po na vrasin me heshtje, Vuçiç qahet se serbët po paguajnë një çmim shumë të lartë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka deklaruar se për shkak të situatës së përgjithshme gjeopolitike, Serbia dhe serbët po paguajnë një çmim shumë të lartë.

Ai tha se çështja më e rëndësishme politike për Serbinë është Kosova dhe gjithçka që po ndodh sot, si edhe anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Fjala është për presionin e përgjithshëm mbi popullin serb, për shkak të pozicionit tonë ushtarako-politik, neutralitetit ushtarak, qëndrimit tonë ndaj konfliktit në Ukrainë, pra qëndrimit se ne nuk i bashkohemi sanksioneve kundër Federates Ruse, pasiguria se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë dhe presioni nga mesazhet e mundshme politike të ardhshme nga Moska, të cilat do të bazohen në precedentin e Kosovës”, theksoi Vuçic.

Ai u shpreh se për këtë duan t’ia heqin “asin në mëngë” Vladimir Putinit dhe se për këtë janë në shënjestër populli serb dhe Serbia.

“Prishtina fillimisht u sanksionua dhe pastaj u shpërbleu me liberalizim të vizave, teksa dhe  nuk ka asnjë forum ndërkombëtar në të cilin ajo nuk kanë marrë pjesë” – deklaroi presidenti serb.

Vuçiq ka renditur gjithashtu edhe faktet kryesore për Kosovën, të cilat më së miri, sipas tij, ilustrojnë peshën e pozitës së Serbisë, e veçanërisht të popullit serb në Kosovë, duke thënë se është e qartë se sanksionet e vendosura ndaj Prishtinës nuk kanë asnjë qëllim.

Ai theksoi se gjatë tri viteve të qeverisjes së Albin Kurtit, Prishtina vazhdimisht ndërmori lëvizje përshkallëzuese, deri në 494 sulme ndaj serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa në nëntë vitet e mëparshme, para se ai të vinte në pushtet, kishte vetëm 170 të tilla.

“Kjo tregon qartë se proporcionalisht ka pasur dy herë më shumë sulme ndaj serbëve në kohën e Kurtit se para tij, edhe pse situata as atëherë nuk ishte e mire” – theksoi Vuçic.

“Sponsorët dhe aleatët e tij vazhdimisht flasin për zbatimin e sundimit të ligjit dhe kur nuk u pëlqen diçka thonë se kanë vendosur sanksione kundër tij” – deklaroi presidenti serb

Vuçic po ashtu ka theksuar se në çdo bisedë me përfaqësuesit ndërkombëtarë i ka përsëritur atyre se kusht thelbësor është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, gjë që Prishtina duhet ta bëjë para se Beogradi të përmbushë diçka.

“Edhe mua më është përsëritur disa herë në fytyrë, se Serbia nuk ka asnjë obligim para se Prishtina të formojë asociacionin”, theksoi Vuçic.

Presidenti tha gjithashtu se persekutimi i serbëve në Kosovë, është tërësisht i organizuar, ashtu si dhe heshtja e nderkombetareve.

I pyetur nga një gazetar nëse Serbia ka pranuar anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke qenë se është pajtuar me planin franko-gjerman, Vuçic tha se në Serbi ka filluar një “fushatë gënjeshtrash”.

 

 

Advertisement