Kronike
Po punonte në ndërtesë, bie nga lartësia 26-vjeçari
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 02.09.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç. Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes