Connect with us

Aktualitet

‘Po shndërrohet në skandal’/ Mbajtja e Qynos në SPAK, reagon Abilekaj

Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj ka reaguar pas lajmit se gazetari Elton Qyno po mbahet në SPAK prej 11 orësh. Me anë të një postimi në Facebook, Abilekaj thekson se kjo që po ndodh me Qynon po shndërrohet në skandal. Sipas analistit, pretendimi që SPAK po mban Qynon, pasi ka publikuar informacione nga SKY ECC, janë skandaloze. Po ashtu, Abilekaj shkruan se një gazetari nuk mund t’i kërkohet burimi i informacionit.

Postimi i Plotë:

Ajo qe po ndodh keto momente me gazetarin e Ora News, Elton Qyno, eshte duke u shnderruar ne nje skandal. Prej 11 oresh, SPAK e ka mbajtur nen hetim, me pas me nje vendim gjykate i ka bastisur zyren dhe ne keto momente po i bastis shtepine, pa dhene asnje shpjegim. Pretendimi jozyrtar eshte se gazetari ka publikuar informacione nga Sky ecc te cilat as SPAK nuk i ka akoma dhe e ka bere kete ne funskion te nje grupi kriminal per te bere shantazh. Ky pretendim eshte skandaloz, sepse gazetari e ka per detyre te investigoje, te marre informacione shtese dhe t’ i publikoje ato, pavaresisht se ke demtojne dhe ke favorizojne. E dyta, gazetarit nuk mund t’ i kerkohet burimi, sepse ruajtja e burimit eshte e drejte e garantuar me konventa nderkombetare ku Shqiperia ka aderuar. E treta po sikur te akuzojme ne SPAK per favorizim te bandave kriminale meqe nuk i ka zbardhur akoma ato qe ka gjetur Elton Qyno? Jemi ne kufijte e nje skandali te madh. SPAK duhet te gjeje nje arsye te forte per ta justifikuar kete qe po ben.

Advertisement