Connect with us

Aktualitet

“Po s’iku Manastirliu, protestë sërish…’/ Vrasja e Martin Canit, 9 kërkesat e prindërve dhe qytetarëve

Të hënën ka sërish protestë nëse ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu nuk jep dorëheqjen. Kjo është kërkesa e parë e dalë nga protesta e sotme para MAS për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Qytetarët u mblodhën sot tek shkolla “Fan Noli” atje ku ndodhi ngjarje, për të marshuar drejt godinës së Ministrisë. Në fund, përveç dorëheqjes ata paraqitën kërkesat e tyre dhe ngritën shqetësimet për sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Kërkesat e tyre janë:

-Rritje me 5% e buxhetit për arsimin

-Dorëheqja e ministres Ogerta Manastirliu

-1 psikolog për 200 nxënës në shkolla

-Qëndrimi i nxënësve në shkolla deri në orën 16:00, duke i pajisur me programe ushqimi dhe mundësi aktiviteti.

-Zbatimi i rregullave për heqjen e telefonave në orarin e mësimit

-Monitorimi i rreptë i platformave digjitale nga autoritetet

-Një oficer sigurie në çdo shkollë

-AMA të bllokojë përmbajtjet jo etike e të dhunshme

-Sistem raportimi efektiv për rastet e dhunës

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një “pse më shikon?”, por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë.

Advertisement