Kronike
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 19-vjeçarit
Një 19-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi ka qenë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. I riu u vu në pranga në dalje të qytetit të Lezhës, dhe po transportonte 19 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.
Emigrantët kishin si qëllim kalimin nga Mali i Zi drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë, 19-vjeçari O.E., ishte banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.