Connect with us

Kronike

Pogradec/ Shpërthim me tritol pranë banesës së Meard Berberit, pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e parat të mëngjesit të ditës së sotme në një pallat pranë banesës së Meardi Berberit. Lënda plasëse është hedhur në orën 02:30 në sheshpushimin mes katit të parë dhe katit të dytë të një pallati.
Meard Berberi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal, pasi është dënuar 5 herë që prej vitit 2011, për vepra të ndryshme penale. Meard Berberi rezulton pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec. Meardi Berberi, doli nga burgu pasi përfitoi prej amnistisë.
Burime bëjnë me dije se ai rezulton i dënuar për veprat penale:
08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”
20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.
24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësis publike.
24.04.2011 Plagosje e rëndë me dashje
‘Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.’- njofton policia.

Advertisement