Politike
‘Polici tha ta heqim qafe’, Berisha publikon denoncimin tronditës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri publik një denoncim që i ka mbërritur nga një qytetar. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Berisha tregoi se dje i mbërriti një mesazh, ku i bënte të ditur se ishte shoqëruar në komisariat pa motiv, madje kishin tentuar ta dhunonin. Ky person, i tha Berishës, se një polic i tha kolegut se do e hiqnin qafe.
‘Dje lexoja një mesazh me emër, mbiemër që më lexonte një tjetër. Shkruante se më morën në komisariat pa asnjë motiv. I kishte paditur edhe në gjyq. Shkruan se mu vërsulën dhe njëri prej tyre i thoshte një tjetri, me emrin Luan, “do ta heq qafe këtë”. Do heq qafe njeriun. Dhe ai nuk e lëshoi, u tregua njeri i ndershëm në detyrë dhe e mori e shtyu, e përplasi, “të heqësh qafe ti njeri këtu në komisariat”?! Por shikoni çfarë kanë futur brenda, me çfarë kriminelësh e mbushin policinë. Dhe ai i kishte hedhur në gjyq. Dhe në gjyq çfarë bëjnë, i nxjerrin të gjithë policët por Luanin jo. Ai më shpëtoi jetën në polici, tha, se i thoshte tjetri “do ta heq qafe këtë”. Por kjo është policia që krijoi, sepse vendosin gangsterë dhe trafikantë në krye të saj. Vendos ministrin e familjes në krye të saj për të mbuluar të gjitha aferat familjare dhe aferë kryesore është droga. A mund t’i lëmë ne këto kështu? Jo! Nuk mund t’i lëmë.’– tha Berisha.