Connect with us

Politike

Politika e Ramës drejt 11 majit/ Minxhozi: Kartë komode dhe pa kosto, hapja e Shqipërisë drejt Evropës

Analisti Skënder Minxhozi tha se bilanci i brendshëm i Ramës nuk është pozitiv me banorë që ende jetojnë me 250 euro në muaj në kohë kur çmimet janë rritur. Sipas tij, kartë komode dhe pa kosto është pikërisht hapja e Shqipërisë drejt Evropës me aeroporte, turistë të shumtë dhe kjo gjë sigurisht që nuk mund të mos luhet.

“Shqipëria ka ende banorë të saj që jetojnë me 250 euro në muaj, ndërkohë ka njohur një rritje të madhe çmimesh. Shqipëria ka një kosto për investime dhe punët publike është jashtëzakonisht i lartë. Politika sociale calojnë kaq shumë sa është e vështirë të shihësh që është një qeveri e majtë. Është e pakuptueshme që në kohë pandemie të japësh mijëra euro kompanive dhe familjeve shumë pak. Bilanci i brendshëm i Ramës nuk është pozitiv.

Punësimi, investimi në fusha ekonomike që krijojnë vende pune. Të gjitha janë gjëra që nuk i shet dot. Cfarë shet hoteleri, biznesin me bazë familjare. Por nuk ka hyrë në formatimin e madh të zhvillimit ekonomik, vazhdojmë të mos prodhojmë asgjë, ofrojmë shërbime, jemi një vend ende barmenësh, kamarierësh. Nuk ka sukses më të madh që është hapja, ndërton aeroporte, shton turistët në mënyrë eksponenciale. Një Shqipëri që hapet dhe që shkon drejt Europës nuk mund të mos luhet.

Është një kartë shumë komode pa asnjë lloj kosto. E lidh me faktin që një jave pas zgjedhjeve vijnë tërë liderët e Europës. Unë do të doja që Europa në zgjedhje të shihej si një axhendë konkrete standartesh dhe jo retorikë podiumesh.”

Advertisement