Kosova
Porositi vrasjen e bashkëshortes, nesër seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit
Të dielën në 09:30 është caktuar seanca dëgjimore për Naim Murselin, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Naim Murseli del para gjykatës për vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli.
Ajo u vra më 29 nëntor nga, siç u tha në fillim, plaçkitës, por dy ditë më vonë u arrestua bashkëshorti i saj.
Naim Mursel ka pohuar para hetuesve se e ka organizuar vrasjen, duke dhënë një shumë parash dorasit që kreu vrasjen. Tre persona janë arrestuar deri tash për veprën.
Liridona Murseli u vra në veturë ndërsa e gjithë familja, përfshirë dy fëmijët e tyre, po udhëtonin. Vetura u ndal në rrugë për gjoja plaçkitje, nga ku mbeti e vrarë ajo.