Kronike
Prezantohej si Kryebashkiaku i Tiranës/ Ja si Shkëlqim Saraçi tentoi t’i merrte biznesmenit 50 mijë euro
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me 26-vjeçarin Shkëlqim Saraçi, 26 vjeç, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës duke i marrë administratorit të një biznesi privat shumën 20 mijë euro, nga 50 mijë euro që i kishte kërkuar.
Saraçi prezantohej si Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa komunikonte me administratorët e bizneseve përmes aplikacioneve telefonike (Signal).
Në rastin konkret, Saraçi pasi ka komunikuar me një biznesmen përmes mesazheve në aplikacionet telefonike, i ka kërkuar shumën 50 mijë euro. Biznesmeni ka bërë denoncimin në Policinë e Tiranës, e cila ka vënë në lëvizje Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe agjentët duket se kanë udhëzuar biznesmenin se si duhej të vepronte, duke i ngritur kurthin 26-vjeçarit.
Në këto kushte, duket se biznesmeni i ka kthyer përgjigje 26-vjeçarit, duke pranuar t’i japë 20 mijë euro, në një vend takim të përcaktuar prej tij, dhe që monitorohej nga agjentët e policisë.
Në momentin që 26-vjeçari ka shkuar në vendin e takimit dhe ka marrë shumën e parave, ai është arrestuar nga agjentët e Policisë së Tiranës, që i kanë bllokuar shumën e parave, celularë dhe njv automjet