Connect with us

Politike

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të Durrësit

Ndërtimi i portit, Rama: Kompania që e merr përsipër duhet të jetë nga një vend pro NATO-s

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të

Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se kompania që duhet ta marrë përsipër projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano, duhet të jetë një vend pro NATO-s. Gjatë prezantimit të projektit, Rama u shpreh se gara do të hapet në janar e se i gjithë proçesi do të jetë transparent.

‘Na duhet që cilado kompani që do marrë përsipër operimin portit jo vetëm ti ketë të gjitha standardet, por edhe të jetë kompani që vjen nga një vend jo kundërshtar ndaj aleancës Euro-Atlanatike. Më në fund edhe në bëjmë atë që kanë bërë më parë kthejmë në një aset me vlerë të lartë ekonomike Portin e vjetër, duke larguan nga zemra e qytetit mallrat qymyrin, ndotjen dhe duke i dhënë zemrës që qytetit një zhvillim fantastik. Në dekadën e parë do i sjellë ekonomisë sonë rreth 8 mld euro. Holandezët janë më të mirë për ti bërë këto punë pasi janë edhe më kurnacët që njeh Evropa dhe kanë edhe statusin më të suksesshëm të tregtarëve. Do jetë i lumtur që ne të mirëpresim kompanitë nga Holanda për të hyrë në garën e Portit të Durrësit. E tha ministrja që në janar do të zhvillohet një forum transparentë për tu shpjeguar kompanive të gjithë projektin dhe të marrim sugjerimet e tyre në mënyrë që dokumenti të jetë një dokument tërësisht i hapur pasi është projekti më i rëndësishëm portual i Europës.’– tha Rama.

12 MINUTA ME PARE

‘S’na lënë hollandezët’/ Rama: Sunak shprehu interes për investimin, s’ka shans të ndryshojmë fituesin

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të

Edi Rama

Edi Rama: Bashkë me kryeministrin e Britanisë së Madhe kemi pasur një bisedë shumë produktive, kemi rënë dakord që të krijojmë një skuadër të përbashkët, më në fund, propozimi im i vjetër, u desh që të rrija 3 mandate që të më dëgjonin. E rëndësishme, ishte që dhe Runak shprehu interes të madh të Britanisë në zhvillimet e vendit dhe në këtë investim, gara është e hapur. Jo sot, nga janari, ju lutem shumë të mos ndërhyë askush, nuk ka shans që të ndryshojmë fituesin se nuk na lënë hollandezët.

16 MINUTA ME PARE

MUNGON YURI KIM/ SHBA përfaqësohet nga zv.ambasadori në prezantimin e projektit për Portin e ri Tregtar të Durrësit

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të

Edi Rama dhe Yuri Kim

TIRANE– Kryeministri Edi Rama u kujdes vetë që audienca ta mësonte se ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim nuk ka marrë pjesë në aktivitetin ku u prezantua projekti për ndërtimin e portit të ri Tregtar të Durrësit. Nga Pallati i Brigadave ku u zhvillua prezantimi morën pjesë disa nga diplomatët më të rëndësishëm të vendeve perëndimore, por jo Kim. Vetë Rama, i falenderoi ku për rastin e SHBA-ve ishte i pranishëm zv.ambasadori amerikan. Nuk dihet nëse Kim nuk ka marrë vetë pjesë apo axhenda ka qenë e mbushur. Sakaq, Kryeministri iu hapi derën të gjithë investitorëve të huaj që të garojnë për të zhvilluar projektin e kompanisë holandeze “Royal Haskoning DHV”,

“Të gjithë të ftuarve këtu nga vendet tona partnere dhe mike sigurisht. Gara do të jetë e hapur, dihet kush nuk mund të hyjë në këtë garë. Presim kompani nga vendet mike dhe partnere. E shikoj me kënaqësi praninë e përfaqësuesit të qeverisë holandeze, ambasadorit holandez, italian, japonez. Sikundër përfaqësuesit tëe ambasadës, zv.ambasadorit të SHBA ambasadorit britanik. Kompania duhet të përmbushë standartet dhe të jetë nga një vend johostil i NATO “,-tha Rama.

Mungesa e ambasadores Yuri Kim vjen në një situatë të paprecedentë, ku vetëm 4 ditë më parë, Ministria jonë e Jashtme njoftoi se ka nisur procedura për zëvendësimin e Kim. Në mënyrë të pakërkuar, MPEJ mori një kompetencë që nuk dihet sa protokallare është, pasi në të shkuarën këtë ekskluzivitet e ka patur vetëm Departamenti i Shtetit. Në media flitet për një përplasje mes Kim dhe qeverisë për kreun e ri të SPAK, por derimëtani ky është një version i pakonfirmuar. Palët ende nuk kanë reaguar për arsyet pse në rastin e Kim, qeveria shqiptare vendosi ta përcjellë “vetë”./Dosja.al

17 MINUTA ME PARE

‘Ku ta gjejmë të fusim në sherr Britaninë me BE/ Rama: Mund të brexitojmë një pjesë të Portit, siç është në Dubai

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të

Edi Rama

Edi Rama: Pika tjetër është garancia e kontratave 100% me të gjithë operatorët. Do të ketë spostime, nga një vend në një vend tjetër. Do të zhvillohet

Ne këtu presim kompani nga vende mike dhe partnere, e shikoj me shumë miqësi praninë e ambasadorit hollandez, italian, ashtu sikundër zv ambasadori i SHBA, do mirëpresim me krah

Kjo është sfera e operacionit të kompanive.Jemi në komunikim me NATO ka pjesën ushtarake, është tjetër gjë. Na duhet që kompania që merr përsipër të jetë që vjen nga një vend jo hostil ndaj aleancës euroatlantike. Më në fund dhe ne bëjmë atë që kanë bërë vendet e tjera. Kthejmë në një aset portin e vjetër, duke larguar nga qyteti mallrat, qymyrin, kromin, ndotjen.. Le ta themi, holandezët janë më të mirët për këtë punë, se janë më kërnacët. Jam i bindur se miku im Mark Rutte dhe pse nuk e pranon me zë do buzëqeshë. Do mirëpresim kompani nga bota, për të hyrë në garën e Portit të Durrësit. E tha ministrja, në janar do zhvillohet një forum transparent.

Eshtë projekti më i rëndësishëm i Europës, projekti ka interesin e vet, të vendosjes së investimeve. Nëse Mbretëria e Bashkuar na bën një propozim, që nuk i pëlqen BE po që është e rëndësishme për të dyja palët ne mund ta brexitojmë një zonë të Porto Romanos, vendosim flamurin anglez, vendos gjykata angleze për konfliktet, siç është bërë në Dubai.

Jemi të hapur për të gjitha, madje ku ta gjejmë ti fusim në sherr Anglinë me BE, që ta kuptojnë anglezët se shqiptarët janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë. Janë disa që e duan kaq shumë Anglinë saqë shkojnë me varka.

25 MINUTA ME PARE

Projekti i Portit të Durrësit, Aliu: Do sjellë progres të madh, Shqipëri-Kosovë do kenë përfitime ekonomike

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të

Ministri

Ministri i Kosovë, Liburin Aliu: Besoj se kur të bëjmë lidhjen hekurodhore, do të kemi mundësi që kapaciteti i Portit të Durrësit të rritet, Prishtina do jetë pikë që do grumbullojë mallra nga porti i Durrësit. Prishtina, Shkupi dhe Struga do bëhen pika të rëndësishme. Krijohet një ndërvarësi të Kosovës, me Shqipërinë, Srugën dhe Durrësin. Kjo sjell progres të madh. Janë hap ofertat dhe sëshpejti do kemi studimet e rezultatit të fizibiliteti. Kjo di na i hapë dyert që në be dhe kudo të ofrojmë si projekt lidhjen e portit të Durrësit me Prishtinën dhe Durrësin ta bëjmë të arët për gjithë regjionin, përmes korridorit 8, por edhe lidhjes hekurudhore. Prishtina do jetë qendër e shpërndarjes së këtyre kontejnerëve, që tani janë të lidhur përmes rrugës së kombit. Në këtë fazë, 30%  e mallrave që vijnë në portin e Durrësit vijnë në Kosovë.

29 MINUTA ME PARE

‘Të gjitha rrugët të çojnë në Durrës’/ Projekti i Portit, Rama: Do bëhet nyje e rëndësishme e qarkullimit tregtar me perëndimin

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të

Edi Rama: Dua të falenderoj të gjithë përfaqësuesit, pasi na ka ndricuar rrugën me një aftësi të pashembullt, me dijen e kompanisë. Kjo na bën të ndihemi të sigurtë, që thënia e vjetër se të gjitha rrugët të çojnë në Romë, do të bëjë që të gjitha rrugët e BP të çojnë në Durrës. Durrësit ka qënë i quajtur si taverna e Adriatikut. E ktheu Durrësin në limanin më të rëndësishëm, pozitë që Durrësi e mbajti dhe pas krimit të shtetit të Arbrit, sot jemi në shekullin e 21, jemi vonë se nëse do shihnim me kujdes projeksionet e kompanisë dhe volumit të mallrave.

Janë pjekur kushtet për shekullin e 21. Ku nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, është një burim ndotje akustike, vizuale. Ambicia është që porti i Durrësit të bëhet nyja më e rëndësishme e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin. Çdo gjë tjetër shkon përtej. BP të gjitha vendet tona, dhe ato që u mblodhën në samitin, nuk kanë shans tjetër të kalojnë në nivel tjetër shkëmbimet e tyre pa Durrësin.

Kjo do i japë rajonit një kapacitet tjetër për të punuar me volume tregtare. Eshtë një port që e eçon bashkëpunimin e nisur në një nivel tjetër. Ne e kemi nisur me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën me hekurudhën, kemi mbështetur financiarisht studimin për Portin e Thatë të Prishtinës. Kemi punuar për të bindur BE që ta përfshijë më në fund korridorin e 8, është bllokuar për dekada të tëra

Ne mund të kemi akses dhe në mbështetjen europiane për ndërtimin e kësaj vepre. Sic e tha Eriku duhet të paguajë Maqedonia e Veriut se ne Kosovën marrim përsipër.

Ky do jetë projekti me standartet më të larta transparence dhe cilësie me të gjithë procesin e garave. Porti që në fazën e parë rrit 3fish kapacitetin e përpunimit, gjë që nuk imagjinohet në portin ekzistues. Kur politika shtrembëron faktet, ja ku jemi sot, për të thënë se ne nuk u nisëm pas berihait, por fakti që kishim përgatitjen e plotë se do kishim gati portin e ri tregtar na bëri që të jemi konfident për transformimin e saj në port turistik.

30 MINUTA ME PARE

Porti i ri tregtar i Durrësit, firma projektuese: Bizneset do të vazhdojnë aktivitetin, investimi do ti japë hov logjistikës në rajon

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të

Erich Smith

TIRANE- Kompania projektuese e portit të ri tregtar të Durrësit deklaroi sot në prezantimin e skicave se ky investim do ti japë një hov të ri tregtisë në rajon. Erich Smith nga kompania Royal Haskoning DHV tha se zhvillimi do të jetë me faza ndërsa sektori privat do të vazhdojë aktivitetin pa u prekur nga ndërtimi.

“Mundësi për t’i dhënë hov të ri logjistikës në rajon. Ndërlidhshmëria është kyçe për ekonominë në ditët e sotme. Do të ndërtohet një kompleks portual, krejtësisht modern.  Do të jetë një investim kryesisht i qeverisë se investimet në infrastrukturën portuale pasi është shumë e shtrenjtë.  Sektori privat do të merret me veprimet operative. Pra, pronari do të Autoriteti Portual i Durrësit, që do të lejojë privatin që të merret me veprimtarinë e vet, atë që sektori privat supozohet të bëjë.  Ka një element të rëndësishme është fakti që ky port do të duhet të zhvillohet me faza, zhvillim me faza. Ne po mendojmë për fazën e parë dhe ndaj jemi këtu sot. Paraja do të vijë nga kontenierët. Është terminali i konteinjerëve që ndihmon në zhvillimin e portit”, tha ndër të tjera Erich Smith./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Prezantimi i Projektit të Portit të ri të Durrësit, Balluku: Do jetë porta më strategjike e Mesdheut

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të

Belinda Balluku

TIRANË– Ditën e sotme, po bëhet prezantimi i Projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”. E para që mori fjalën në këtë prezantim, ishte zëvendës kryeministrja Belinda Balluku. Ministrja u shpreh se ky projekt synon që t’i përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme të vendit. Ajo theksoi, se Porti i Durrësit do të transformohet në më strategjikun në Mesdhe.

Ka qënë betejë e gjatë, na është dashur të kërkojmë të ndikojmë në vendimarrjen e BE. Është një projekt që kemi nisur bashkëpunimin prej kohës, kemi nisur një marrëveshje prej kohësh. Të shohësh që kemi arritur të tërheqim vëmendjen e BE është arritje. Ne nënshkruam marrëveshje për linjën hekurudhore Tiranë-Prishtinë.

Do kthehet në një nga portat më strategjike të Mesdheut. Ndihemi krenarë që punojmë me kompani të këtij niveli, jemi gati të prezantojmë rezultatet e kësaj konsulence. 

Do mbulojë nevojat e Shqipërisë, dhe të vendeve të tjera që do duan të operojnë përmes këtij porti. Synojmë investim me faza, modern që i përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme. 46% e vlerës do mundësohet nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër nga investitori. Ky investim ka marrë vëmendjen e shumë kompanive, këtu kemi zv kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe ministrin e Kosovës. ‘- tha Balluku.

Advertisement