Politike
Primaret e PD/ Shpallen rezultatet zyrtare në qarkun Tiranë, ja emrat që kryesojnë në listë

Rezultatet zyrtare të primareve në Partinë Demokratike për qarkun më të madh të vendit, Tirana janë publikuar këtë mbrëmje. Sipas shifrave zyrtare kryeson kryetari i degës së Kavajës, Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga ish deputeti dhe anëtari I Kryesisë, Klevis Balliu me 737.
Më pas renditet anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Grigels Muçollari me 666, kurse deputetja Jorida Tabaku ka marrë 651 vota. Ndërsa Ilir Alimehmeti ka siguruar 603 vota në primaret e mbajtura një ditë më parë.
Primaret do të jenë një prej filtrave që ka vendosur Partia Demokratike në listën e kandidatëve për deputetë. Megjithatë fjalën e fundit deri në 12 mars do ta thotë kryesia e demokratëve.
Lista e plotë me rezultatet e Tiranës:

