Kronike
‘Primaret’ në Këshillin Kombëtar
Partia Demokratike këtë të shtunë mblodhi Këshillin Kombëtar për të miratuar rregullat në përputhje me statutin e PD të zhvillimit të primareve para zgjedhjeve lokale.
Sali Berisha tha se primaret janë sistemi më demokratik që mund të funksionojnë brenda një force politike.
Sot miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD, të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Ne sot në përputhje me vendimet statutore shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar. Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë si një meritë e jona.
Berisha tha se opozitado të fitojë pasi sipas tij Rama ka keq qeverisur vendin.
Berisha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, sa i takon shtyrjes së fashës 800 kilovat të energjisë elektrike
‘Dje thotë e hoqa fashën, sot thotë nuk është hequr. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ku ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje nuk e sheh i duhet sateliti për ta parë.
https://www.youtube.com/watch?v=cdy7AwuBy6k