Connect with us

Kosova

Profesori universitar me mesazh të fortë: Kujdes nga këta politikanë, Kosova ka nevojë për…!

Profesor Enver Bytyçi u shpreh se Kosova ka nevojë për politikanë që e mbrojnë atë nga armiqët, por nganjëherë edhe nga miqtë. Për këtë, ai tha se ka politikanë që e kanë dashur dhe e duan Kosovën për prestigjin e tyre. Me këtë rast, ai përmendi edhe Hashim Thaçin e Edi Ramës, të cilët sipas tij donin që ta ndanin Kosovën.

“Kujdes nga politikanët që rendin pas lavdisë dhe pasurisë. Ata e shesin atdheun dhe nuk e kuptojnë se kanë nxjerrë në pazar interesin e vendit. Ata i justifikojnë veprimet e tyre me kundërshtitë ndaj nacionalizmit edhe kur kanë përballë ultrashovinizmin serb!” – ka shkruar ndër të tjera profesor Bytyçi, sipas te cilit Kosova ka nevojë për gra dhe burra që e mbrojnë atë jo vetëm nga armiqtë, por nganjëherë edhe nga miqtë!

“Jo pak politikanë e kanë dashur dhe e duan Kosovën për prestigjin e tyre personal. Psh për t‘u bërë shqiptari i dytë fitues I Cmimit Nobel, pas Nenen Terezes. Por të rendësh pas prestigjit që të jep NOBEL-in, do të thotë të japësh diçka nga trupi dhe shpirti i Kosovës, ndërkohë që nuk jep asgjë nga vetja. Kësisoi i ke futur thikën pas shpine Kosoves. Këtë gjë deshën ta bënin Hashim Thaçi edhe Edi Rama, te cilet bashke me Aleksander Vucic punuan te ndertonin Serbinë e Madhe në këmbim të çmimit NOBEL, teksa Kosova do humbiste Trepçen dhe Ujmanin. Kujdes nga politikanët që rendin pas lavdisë dhe pasurisë” – ka potencuar Enver Bytyçi

 

Advertisement