Connect with us

Politike

“Prokuror lunatik! Ke përndjekur gruan time…”/ Lala zbardh detaje nga përballja mes Veliajt me prokurorit

Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar detaje nga seanca me dyer të mbyllura që u mbajt në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve të tjerë.

Lala deklaroi se tensioni në seancë ka qenë shumë i lartë, ndërsa Veliaj e ka konsideruar prokurorin si lunatik dhe i ka përndjekur bashkëshorten Ajola Xoxe gjatë hetimeve.

Lala thotë se Veliaj nuk ka pasur të njëjtin qendrim për kryeprokurorin Dado edhe për Dumanin. Ndaj Dados ka shpërthyer në akuza, ndërsa ndaj Dumanit është kursyer. Lala thotë se Dado ka kërkuar dhe ka pasur ndërhyrje edhe nga zoti Dumani, por Veliaj ka vijuar akizat dhe ka pasur tension me tyre.

“Ata u përballën në SPAK dhe kanë mbajtur një seancë të marrjes në pyetje shumë të tensionuar. Kanë shkuar deri në përplasje personale me njëri-tjetrin sepse Veliaj fillonte me etiketimet e tij dhe prokurori duke tentuar të jetë i kujdesshëm dhe t’i përmbahet pyetjeve, në këtë aspekt duke se situata mes tyre ishte e agravuar. Veliaj nuk ka të njëjtin qendrim si për zotit Dado ashtu edhe për Dumanin. Edhe në seancën e komunikimit të masë së sigurisë përplasjet kanë qenë shumë të forta. Zoti Dado ka ndërhyrë disa herë sepse Veliaj e konsideronte si lunatik dhe se i kishte përndjekur bashkëshorten me hetimet e tij. Dado ka kërkuar dhe ka pasur ndërhyrje edhe nga zoti Dumani, Veliaj ka folur shumë gjatë në gjykatë ka pasur tension”, tha ai.

Advertisement