Aktualitet
Prokurori Olsi Dado konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 3 nëntor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Ols Dado. Gjatë seancës dëgjimore më 1 nëntor, Komisioni nuk relatoi gjetje për të cilat i ishte kaluar barrë prove, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.
Procesi i rivlerësimit për prokurorin Dado u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitajn.
Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 është komanduar në Prokurorinë e Përgjishme si ndihmësmagjistrat.