Kronike
Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e 500 mijë eurove të Alda Klosit! T’i kalojnë shtetit dhe apartamenti e garazhi e makina
Prokuroria e Tiranës i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë së ish-shefes së Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi. Bëhet fjalë për mbi 500 mijë euro cash, një apartament, garazh dhe makinë, pasuri të cilat sipas organit të akuzës “nuk kanë prejardhje të ligjshme dhe u provua se kjo pasuri është krijuar gjatë aktivitetit kriminal”
Më 19 mars 2024 gjykata e Tiranës deklaroi fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë Alda Klosin ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj duke e dënuar atë me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg. Për të tre të akuzuarit u aplikua gjykimi i shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3-ës së dënimit. Alda Klosi përfundoi dënimin me 20 muaj dhe aktualisht është në masë arresti shtëpie pasi po hetohet për fshehje të pasurisë.
Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Hetimet nisën në 27 dhjetor 2022 kur prokuroria regjistroi procedimin penal, 12 ditë pasi ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.
Nga aktet e hetimit rezultoi se më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, se tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi.
Hetimi tjeter
Gjithashtu, ndaj të pandehurës Alda Klosi, është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal dhe është dërguar kërkesa për gjykim me datë 09.10.2023.
Sa më sipër, organi i prokurorisë konkludon se shuma e parave të sekuestruara në banesën e Rozeta Dobit dhe apartamenti/garazhi i blerë në vitin 2019 nga ish – bashkëshorti i saj Alda Klosi, janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Këto pasuri nuk janë të justifikuara, pasi nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme dhe derisa nuk janë të deklaruara, nuk provohet ligjshmëria e tyre.
Në këto kushte, brenda afatit gjashtë mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë, paraqet kërkesën për konfiskim dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:
Lajmi ne perditesim…