Pinknews
Propozimi i Luizit për Kiarën/ Olta shpërthen në lot: S’kanë kimi
Aktorja Olta Gixhari ka folur sot për propozimin që këngëtari Luiz Ejlli i bëri këngëtares brenda shtëpisë së BBV. Olta u shkri së qeshuri, ndërsa shtoi se nuk beson se lidhja e tyre e ka të gjatë, madje sipas saj, propozimi nuk i shkaktoi asnjë emocion.
Luiz Ejlli i propozoi për martesë Kiara Titos…
Olta i ndërpret fjalën moderatorit dhe fillon të qeshë me të madhe.
Olta Gixhari: Më fal…
Është diçka që të bën për të qeshur?
Olta Gixhari: Shumë.
Ti ke thënë që natën e parë se këtu, në këtë shtëpi, ti do gjesh nënën e fëmijëve të tu.
Olta Gixhari: Mund të jetë nëna e fëmijëve të tu dhe ai tha “pritna Zot, çdo ajo këtu”! (Qesh)
Si mendon, çfarë ndodh me këtë çift sipas teje?
Olta Gixhari: Unë e kam thënë dhe aty brenda që shpesh herë qeshja dhe i thoja Kiarës që nuk keni kimi bashkë dhe nuk e keni shumë të gjatë, unë vazhdoj të jem me të njëjtin mendim. Aty e kam zbukuruar duke e thënë në këtë formë, sigurisht se nuk doja të godisja as njërin, as tjetrin në këtë pikë se nuk kam dashur dhe unë e kam thënë shpesh që në atë shtëpi kam kursyer shumë njerëz. Veçanërisht Luizin e kam kursyer shumë.
Mbase dhe kjo është arsyeja pse flet kaq mirë brenda shtëpisë për mua. E dëgjova një ditë që thoshte kemi pasur shumë respekt për njëri-tjetrin dhe kur ishin pika që ne nuk donim t’i preknim, realisht Olta nuk i prekte. Më vjen shumë mirë që e tha sepse është shumë e vërtetë dhe kuptoheshim me sy. Kur unë e shikoja që ai ishtë një pikë që ai nuk donte, siç është kjo një nga pikat, unë nuk e prekja më sepse përtej lojës, përtej çmimit, përtej parave, jemi njerëz.
Ndërkohë që po jepej momenti kur Luizi i propozoi Kiarës për martesë, Olta u shpreh:
Olta Gixhari: Kjo skena nuk më bëri shumë përshtypje, përveç se fishekzjarrët ishin shumë të bukura.
Nuk u emocionove?
Olta Gixhari: Jo zemër, unë nuk u emocionova sepse është diçka që Luizi i ka thënë muaj të tërë, nuk është diçka që erdhi nga hiçi. Unë të shoh nënën e fëmijëve të mi, unë dua të martohem me ty, ti je gruaja e jetës sime, ti më ke ndryshuar jetën. Ka dalë dhe ai momenti, ma thoshte mua shpesh do ulem në gjunjë, do bëj këtë etj, etj. Domethënë kjo ishte fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Nuk më erdhi si një gjë e papritur.