Connect with us

Politike

Protesta e opozitës/ Është manifestim, Bejko zbulon se çfarë kërkon të tregojë Berisha

Politikani Roland Bejko nuk e cilëson protestë, por manifestim, grumbullimin e opozitarëve në para Kryeministrisë, thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

I ftuar në një program televiziv ai u shpreh se Berisha kërkon të tregojë forcën, pas marrjes së vulës së Partisë Demokratike.
Sipas Bejkos, nëse Berisha do ishte i interesuar për zgjedhjet, do e prishte marrëveshjen e vitit 2008 që bëri me Edi Ramën.
Bejko shtoi se personat që shkojnë pas Berishës, po bëjnë diçka të gabuar.

“Kjo nuk është protestë, është një manifestim. Berisha kërkon të dëshmojë fuqinë para shqiptarëve tani që mori vulën. Berisha kërkon të thyejë edhe zërat, që unë po protestoj, nuk jam në marrëveshje me Ramën. Berisha do të largojë zërat, që nuk jam unë që i jap mandatin e katërt Ramës, që më zgjodhi mua lider të opozitës.

Ishin disa momente kur nuk i takonte, sipas ligjit shqiptar të kushtetutës, i takonte të ishte PD zyrtare, për momentin para vulës, siç ishte komisioni i reformës zgjedhore. Mendoj që Berishës i është dashur shumë të bënte një demostrim të tillë. Në rast se Berisha do të donte realisht ose do kishte merakun e zgjedhjeve, do ishte i interesuar të prishte marrëveshjen e 2008 me Ramën. Prandaj jemi në këtë lloj konflikti, edhe me njëri-tjetrin, arsyeja se e shikojmë që e shkuara nuk ndryshon dot.

Flasim për Berishën, ka shumicën, ka mundësinë të bëjë diçka. Nëse do të donte, kanë qenë më shumë vitin e kaluar në këtë kohë. Kam respekt për njerëzit dhe më vjen keq. Unë nuk jam me PD, me këtë që ka Berisha nuk jam. Këtu jemi, do ta shohim. Jam në politikë, por nuk jam në parti. Vazhdojnë, t’i shikojnë doktorit deri sa të zhgënjehen. Unë po punoj dhe deri në fund, përderisa politikën e kam pasion, unë do punoj që këta njerëz që kanë vajtur te Berisha, janë gabim. Të shkosh te Berisha, është si të shkosh te Rama. Një opozitë mund t’i imponohet një qeverie kur bën protestë konsistente. Të kesh një kompromis me Ramën dhe të kesh numrat në parlament. Që të bëjë këto, nuk ka moral. Shikoje kush është aty, Sali Berisha i izoluar, Ilir Meta në shesh. Edi Rama fiton me këta të dy, i intereson atij”, theksoi ai.

Advertisement