Politike
Protestat me molotov para bashkisë Tiranë, Ngjela: Opozita nuk sjell alternativë, s’kanë asnjë ide
Avokati Spartak Ngjela, foli mbi aksionin e fundit të opozitës para bashkisë së Tiranës ku janë organizuar protesta të dhunshme ku bëhet thirrje për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ngjela tha se pavarësisht retorikës politike të përdorur në protestat e dhunshme, opozita nuk ka dhënë asnjë ide mbi zhvillimin ekonomik të vendit dhe si pasojë nuk mund të shihet si alternativë.
“Problemi qëndron, di të më thuash ndonjë ide që kanë hedhur në protestë për zhvillimin e Shqipërisë? Di ndonjë gjykim të lartë që do na bëjë të ecim përpara si zhvillim ekonomik, politik të kombit shqiptar? Nuk kam dëgjuar ndonjë gjë. Duhet të flasim gjithmonë për dobishmërinë e një lëvizje politike.
Ndërsa komentoi arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve nga ana e SPAK, Ngjela tha se goditjet kanë qenë më të shumta drejt radhëve të mazhorancës, ndërsa theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie sepse nuk përfilli vendimet e drejtësisë për t’u paraqitur në GJKKO.