Aktualitet
Protestë/ Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e Rinasit
Banorët e Bërxullës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish ditën e sotme, ndërsa kanë tentuar që të bllokojnë rrugën e Rinasit. Gjatë momentit kur kanë tentuar të bllokojnë njërin aks të rrugës, policia ka ndërhyrë duke i larguar me forcë.
Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë.
Ato paralajmëruan firmën kontraktore se nëse do të futet që të ndërtojë rrugën në pronat e tyre, ato nuk do t’i lejojnë. Banorët thanë se nuk do ta falin tokën për interesat e pushtetarëve dhe të oligarkëve.
‘Ne kemi rregullat tona dhe ligjet tona. Këtë tokë nuk do ta falim për interesa të pushtetarëve dhe oligarkëve. Kjo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Do të bëhet me lapidar pa filluar punimet. Kërkojmë vlerësimin sipas tregut dhe pajisjen me certifikatë. Firma ka zhvilluar 17% të punimeve, pa marrë lejen akoma.’- u shprehën