Bota
Provo fatin/ Lotaria arrin një shifër rekord
Shitjet e shumta bënë që një jackpot (çmimi që grumbullohet derisa të fitohet) në lojën amerikane të lotarisë, Powerball, të kapte shifrën $1.6 miliardë.
Të shtunën mbrëma do të hidhet shorti për çmimin Powerball, i cili nuk është fituar prej më shumë se tre muajsh. Nëse bileta e një personi përputhet me numrat e tërhequr, do të jetë shuma më e madhe e fituar në historinë e lotarive.
Shanset për të fituar janë 1 në 292.2 milionë, tha Powerball.
Fituesit e Powerball mund t’i marrin paratë cash ose në 30 pagesa vjetore për 29 vite. Të dy opsionet e çmimeve të reklamuara nuk përfshijnë taksat. Pothuajse të gjithë fituesit zgjedhin çmimin cash, i cili për shortin e radhës do të jetë rreth 782.4 milionë dollarë.