Politike
“PS blindoi Tiranën, PD shpërbleu Këlliçin”/ Curi: Veliaj, mostër për vota! Iljazaj: E djathta vuri bast të madh
Drejtuesit e zgjedhur politikë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike u analizuan nga të ftuarit këtë mbrëmje në “Top Story”.
Iljazaj: Këlliçi ka humbur me 60 mijë vota në Tiranë. Është një bast i madh që ka vënë PD. Salianji për shembull fitoi në Kavajë. Nuk gjej një logjikë në këto vendime. E shoh garë të vështirë për PD-në
Spiropali ikën nga Shkodra se thuhet se s’ka gjetur balancën midis rrymave mbi dhe nëntokësore. Kam informacion që është përplasur nga pjesët e botës parapolitike. S’më habit fakti që kryetari i parlamentit këtu bën fushatë. Veliajn e shohin të tërë në rënie, unë e shoh në ngritje. Veliaj pas Asamblesë nuk u pa as të hante drekë me Ramën, iku me vrap. Nuk hëngri drekë me Ramën buzë detit. Dikush e pyeti ku po shkon, ai tha do iki të filloj fushatën. Veliaj i duhet Ramës, e ka apo s’e ka qejf, është një mostër për të mbledhur vota. Ramës kësaj radhe i duhet dhe Veliaj është i vetmi që arrin të prodhojë vota.
Rakipllari: PS ka zgjedhur në Tiranë 3 persona që kanë shumë pushtet. Veliaj dhe Spiropali janë 2 nga 3 pikat kryesore të PS. Është Rama dhe këta dy, zotërojnë dhe autoritet brenda PS. Edhe Manastirliu që ka një kohë të gjatë që është ministre, Tirana është një artileri e rëndë.
PD nuk ka mundësi dot të ketë pushtet. Mund të kishte zgjedhur një figurë te re, ka zgjedhur Këlliçin. Ai vërtet i ka humbur zgjedhjet me Veliajn por denoncimet që ka bërë, kanë aktivizuar SPAK dhe i kanë dhënë një lloj fuqie. Por, për terrenin, akoma nuk ka treguar fuqinë e tij.