Connect with us

Kronike

PS nuk ka një datë për zgjedhjet

Që në nisje të javës, në presidencë po zhvillohen takime me forcat politike për gjetjen e një datë të përshatshme për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, por partia socialiste ka theksuar se ende nuk e ka një datë fikse. Kjo u bë e ditur nga kreu kreu I grupit parlamentar të kësaj pasrtie, Taulant Balla, I cili tha  se data do të varet nga gatishmëria e çdo grupi politik.

“Nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin, për këtë datë sepse besojmë që presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet, ne jemi të gatshëm që të marrim në zgjedhje dhe t’i fitojmë ato në secilën datë, ajo që vërej me vlerësim është gatishmëria për të dëgjuar të gjithë aktorët politik që priten që të marrin pjesë në zgjedhje”

Balla gjithashtu foli edhe për reformën territoriale duke thënë se asnjë prej palëve nuk mund të imponohet.

“Të presim këndvështrimet e të gjitha palëve të përfshira. Kërkesa ime dhe për kolegët e opozitës është që asnjëra prej palëve nuk mund të imponohet. Shumica ka të drejtën të ushtrojë të drejtën që i jep fakti i të qenurit shumicë. Mirëpres që të gjithë anëtarët e komisionit të vijojnë punën e tyre dhe t’i lëmë vend ekspertëve”

Ndërkaq Balla komentoi dhe takimin që Begaj bëri me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ku tha se nëse deputet të caktuar kërkojnë takim me presidentin edhe deputete socialist do të kërkojnë të njëjtën gjë

https://www.youtube.com/watch?v=yXywjBRgK-A

Advertisement