Politike
Pse bëhesh meme? Basha: Është reklamë falas, strategët po ma këshillojnë…
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha teksa foli në një intervistë në ‘Të Pashoq’ për zhvillimet e fundit në PD, nuk i shpëtoi dhe pyetjes së sikletshme.
Gazetarja e pyeti se si qëndron puna e memeve, pasi ai bëhet shpesh objekt i memeve, dhe a e sikletos kjo gjë, apo qesh me to.
Basha tha se qesh me to, teksa shton se këshilltarët e tij e kanë këshilluar që memet ti bëjë pjesë të PR-it, pasi po i rezultojnë të suksesshme.
”Jo vetëm më bën për të qeshur, por mendoj se është reklamë falas. Strategët po më këshillojnë të bëj gjithcka për të shtuar numrin e memeve. Nga kjo pikëpamje, aspak nuk më bezdis”, thotë Basha.