Connect with us

Bota

Pse Donald Trump e do me çdo kusht Groenlandën me tre kurora

Masa gjigante e tokës në veri është e mbuluar nga bora dhe një shtresë akulli e trashë, ka vetëm 56,865 banorë – e megjithatë aktualisht po bëhet fokusi i politikës globale. Sepse Donald Trump dëshiron me të vërtetë të ketë Groenlandën, pavarësisht nga kostoja!

Ideja tingëllon absurde, por Trump është me sa duket serioz: pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është “një domosdoshmëri absolute”.

Është e qartë se ai është i gatshëm të shkojë shumë larg për këtë! Kur u pyet nga gazetarët nëse ai mund të përjashtonte presionin ushtarak apo ekonomik, ai tha të martën: ‘Jo, nuk mund t’ju siguroj për këtë”.

Ai as nuk e di nëse Danimarka ka një pretendim ligjor ndaj Groenlandës: ‘Nëse po, ata duhet të heqin dorë sepse ne kemi nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare”.

Por pse ishulli më i madh në botë (2.16 milionë kilometra katrorë), i cili është një rajon kryesisht autonom i Danimarkës, është kaq i rëndësishëm për amerikanët?

Groenlanda do të ishte një triumf i rëndësishëm për SHBA-në në garën me Kinën dhe Rusinë për burimet minerale të veriut. Në bregdet ka depozita të mëdha ari, platini, bakri, si dhe rubin dhe diamante. Përveç naftës dhe gazit, janë zbuluar depozita të mineraleve të rralla, të rëndësishme për makinat elektrike dhe turbinat e erës, si dhe për qëllime ushtarake.

Klaus Dodds, profesor i gjeopolitikës nga Londra, e theksoi këtë për CNN. “Nuk ka dyshim se Trump dhe këshilltarët e tij janë shumë të shqetësuar për qasjen e Kinës,” i tha Dodds transmetuesit.

Groenlanda ofron një burim potencialisht të pasur të këtyre mineraleve kritike. Kina aktualisht dominon prodhimin global të mineraleve të rralla dhe ka kërcënuar se do të kufizojë eksportin e mineraleve kritike dhe teknologjive shoqëruese – një çështje që është bërë veçanërisht shpërthyese për momentin.

Sipas ‘Wall Street Journal’, disa këshilltarë të Trump prej kohësh e kanë pranuar se nuk ka shanse që të ndodhë një shitje e Groenlandës.

Megjithatë, ata shohin një zgjerim të pranisë së SHBA-së në ishull nëpërmjet investimeve ekonomike dhe një prani më të madhe ushtarake si një mundësi për të fituar një terren më të fortë atje dhe për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës dhe Rusisë.

Një marrëveshje prej dekadash i jep Pentagonit akses në një bazë arktike në Groenlandën jugore me një fushë ajrore, radar dhe pajisje të tjera që përdoren për të zbuluar lëshimet e mundshme të raketave.

Sigurisht, idetë e Trump nuk priten mirë në Danimarkë. Mbreti Frederik bëri një deklaratë dhe ndryshoi stemën e Groenlandës – një element me tre kurora u hoq dhe një ari i vogël polar u zmadhua ndjeshëm. Ariu polar është kafsha heraldike e Groenlandës.

Në Skandinavi ka pakënaqësi të madhe ndaj pretendimeve të Trump. Gazeta norvegjeze “Aftenposten” shkruan: Retorika e Trump është në mënyrë të pakëndshme e ngjashme me atë të diktatorit rus Vladimir Putin…

Advertisement