Connect with us

Kosova

Pse Hill e pa takimin e Vuçiçit dhe Dodikut ndryshe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, çfarë qëndron pas…

Ambasada Amerikane në Sarajevë, si dhe vetë Departamenti i Shtetit, reaguan shumë ashpër ndaj Parlamentit gjithëserb që u mbajt së fundmi në Beograd, nën dirigjenimin e liderëve të Serbisë dhe Republikës Srpska, Aleksander Vuçic dhe Milorad Dodik.

Sipas mendimit të tyre, ajo ishte përpjekje për të shkelur Marrëveshjen e Dejtonit dhe për të destabilizuar Bosnjën dhe Hercegovinën.

Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, vlerësoi se kuvendi në fjalë ishte “një ngjarje e madhe dhe një manifestim i veçantë folklori”, një problem më i madh se Vuçic dhe Kosova është një problem më i madh se Republika Srpska dhe se ajo ka një prioritet më të madh.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës së miratuar në “Asamblenë Gjithëserbe” në Beograd dhe ka vlerësuar se disa nga dispozitat janë vazhdimësi e përpjekjes së Republika Srpska për të shkelur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe për të destabilizuar Bosnjën dhe Hercegovinën dhe rajonin.

Gjithashtu u theksua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, ashtu siç ka bërë që nga viti 2008.

Ish-ambasadori Sreçko Gjukic, beson se i gjithë fokusi i politikës amerikane në Beograd është në Kosovë.

“E kam ndjekur Christopher Hill që kur ka ardhur në Beograd dhe duhet të them se ai drejton një politikë mjaft të butë ndaj Beogradit dhe liderit të Republikës së Serbisë. Ka pasur një sërë momentesh deri më tani kur pritej që Hill ta braktiste politikën e butë dhe të merrte një kurs më të ashpër, por kjo nuk ndodhi. Sidoqoftë, më duhet të theksoj se ky nuk është qëndrim privat i Christopher Hill, por më tepër një politikë për të cilën është rënë dakord nga Departamenti i Shtetit. Amerika ka një qëndrim tjetër ndaj Vuçiqit dhe ndaj Dodikut dhe mendoj se është në rrezik interesi tjetër për të cilin foli Hill, që është Kosova. SHBA vlerëson se Kosova është problem më i madh se Republika Srpska. Prandaj fokusi i Hillit është që Vuçiqi ta çojë këtë problem deri në fund, në procesin e njohjes së Kosovës së pavarur”, potencoi ish ambasadori serb

Advertisement