Kosova
Pse sipas Schmitt-it tensionet në veri ishin dhuratë e madhe për Vuçiç
Oliver Jens Schmitt, një emër i njohur në Kosovë për librat e tij për historinë e shqiptarëve, kanë tërhequr vëmendje të madhe. Së fundi, ai e ka dhënë një intervistë në të cilën flet për situatën në vend.
Sipas tij, tensionet të Kosovës ishin një dhuratë e cmuar për presidentin serb Aleksander Vucic i cili tani po perballet me protesta masive kunder tij.
Edhe pse Schmitt e mbrojti Kurtin për veprimet që sipas tij janë në vijë me përkushtimin për “rend dhe ligj”, ai e sheh problematike që ka rrezikuar konfliktin me ShBA-të.
“Më duket çudi se si ShBA-ja dhe Franca tani janë relativisht të njëanëshme duke fajësuar Kosovën pa e kritikuar gati fare Serbinë.” – Schmitt duke bere gjithashtu me faj edhe qeverinë gjermane dhe Angela Merkelin që sipas tij e ka llogaritur Vuçiçin si njeriun e duhur per te patur “stabilokraci” për vite me radhë. Sipas tij, as Kurti e as Vuçiqi nuk kishin interes të madh për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit.
Por, a i shkuan për shtat edhe dikujt tjetër tensionet në veri të Kosovës? Schmitt ishte mjaft i qartë në përgjigjen e tij.
“Për Rusinë ky eskalim është dhuratë. Kremlini është i interesuar në hapjen e sa më shumë fronteve, qe eshte e mundur, kundër BE-së dhe Serbia po e përkrah.”
Megjithatë, Schmitt u shpreh se Vuçic i njeh kufizimet e veta, dhe nëse do të fuste ushtarët serbë në Kosovë do ta dinte se nuk do të merrte tolerim dhe Serbia do të humbiste.