Sport
PSG merr vendimin për Neymar, lajmërohet edhe trajneri
Neymar është nxjerrë në shitje dhe me shumë mundësi nuk do të jetë më pjesë e PSG-së, me klubin që duket se e ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me brazilianin.
Duket se një revolucion i vërtet po ndodh në Paris, me presidentin Al Khelaifi që është gati të ndërtojë një skuadër nga e para, në mënyrë që të arrihet objektivi kryesor, fitimin e Champions League.
Për këtë gjë është njoftuar dhe trajneri Luis Enrique, i cili kishte shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar dhe njëherë me Neymar, por duket se gjërat nuk do të shkojnë siç trajneri spanjoll po priste.
Deri më tani ylli i Brazilit ka oferta nga Barcelona, Chelsea dhe gjithashtu Arabia Saudite. Paga e lartë e tij frenon katalanasit, kështu që dy opsionet e tjera mbeten më të mundshme. Vetë Neymar është shprehur se dëshiron të qëndrojë deri në fund të kontratës.