Aktualitet
Publikohet fotoja e efektivit që grabiste tek Liqeni
Personi që po shikoni në foto është Sajmir Muzikanti, 39 vjeç, efektiv i Policisë Bashkiake në Tiranë që u vu në pranga sot. Muzikanti akuzohet se bashkë me kolegun e tij, Serxhio Cani, 23 vjeç, punonjës i Patrullës së Përgjithshme grabisnin me dhunë qytetarët në Liqenin Artificial të Tiranës.
Ata vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis, në këmbim që të mos shoqëronin në komisariat. Dy prej qytetarëve, F. V., dhe F. D., u kanë marrë edhe para me forcë. Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë kallëzim në komisariat, gjë që mundësoi arrestimin e efektivëve.