Connect with us

Bota

Pulti i kondicionerit që mund të niste luftën mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, përplasja fizike në Pekin

Një takim i nivelit të lartë diplomatik në Pekin rrezikoi të kthehej në komedi, pasi truprojat e presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un, u përplasën – jo për politikë, por për ajrin e kondicionuar.

Sipas raportimeve, tensionet nisën kur një truprojë koreano-veriore ngriti temperaturën e kondicionerit në 23°C. Një truprojë ruse, dukshëm më pak tolerant ndaj vapës, e uli menjëherë sërish në 20°C.

Çfarë pasoi ishte një përballje e pazakontë dhe e heshtur.

Dëshmitarët tregojnë se dy burrat u futën në një “luftë” për telekomandën e kondicionerit, duke i hequr gishtat njëri-tjetrit nga butonat – skenë që i ngjante më shumë një grindjeje familjare, sesa një samiti gjeopolitik.

Në fund, roja ruse thuhet se arriti ta rrëmbejë telekomandën me forcë, duke rikthyer temperaturën e preferuar më të ulët.

Incidenti, sado i vogël, dha një pasqyrë të rrallë mbi teatrin e ngurtë të diplomacisë autoritare, ku edhe klima e dhomës mund të shndërrohet në çështje prestigji kombëtar. As Kremlini dhe as Peniani nuk kanë komentuar mbi këtë “përplasje të kondicionuar”.

Advertisement