Connect with us

Bota

Putin njofton armëpushimin por me një kusht, ja kërkesa ndaj presidentin ukrainas

Presidenti rus, Vladimir Putin e hodhi poshtë haptazi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e përshkroi si “jolegjitim“.

Mund të negociojmë me këdo, por për shkak të jolegjitimitetit të tij, Zelensky nuk ka të drejtën të firmosë asgjë”, ka deklaruar Putin në televizionin shtetëror rus, Rossiya 1TV.

Shefi i Kremlinit shtoi më tej se do të “caktojë njerëz të tjerë që të marrin pjesë” në negociata nëse Zelensky do të ishte prezent, në vend të zhvillimit të një takimi kokë më kokë. Kjo deklaratë e tij ngjalli reagimin e presidentit ukrainas, i cili e akuzoi Putinin se në fakt, ka “frikë” që të negociojë një zgjidhje për luftën pothuajse 3-vjeçare.

Kreu i shtetit rus disa herë ka deklaruar se ai nuk e konsideron Zelenskyn si udhëheqës legjitim, e kjo për shkak se mandati i tij presidencial pesëvjeçar duhet të përfundonte që në 20 maj të vitit 2024.

Paskësaj, zgjedhjet duhet të mbaheshin 31 marsin e vitit të kaluar por u shtynë me pretendimin se ato nuk mund të zhvilloheshin për shkak të gjendjes së luftës, në fuqi në Ukrainë që prej nisjes së agresionit rus.

Zelensky, i cili sipas Kushtetutës duhet të vazhdojë të shërbejë derisa të zgjidhet një president i ri, iu përgjigj pretendimit të Putinit, duke thënë se në të vërtëtë, udhëheqësi rus është pengesa për bisedimet për dhënien fund të luftimeve.

Advertisement