Connect with us

Bota

Putin së shpejti do të sulmojë Britaninë: Paralajmërim dramatik i ish-ministrit të Mbrojtjes

Kremlini e konsideron Britaninë e Madhe përgjegjëse për dështimet e saj dhe në një moment të caktuar do të përpiqet të hakmerret, pretendoi ish-ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace.
“Në tetor të vitit 2022, në mes të natës, forcat speciale dhe zyrtarët nga Moska hynë fshehurazi në Katedralen e Shën Katerinës në Khersonin e atëhershëm të okupuar të Ukrainës dhe zhvarrosën eshtrat e komandantit të famshëm rus të shekullit të 18-të, Grigory Potemkin.
Ai ishte i preferuari i Perandoreshës Katerina e Madhe dhe luajti një rol kyç në aneksimin e Krimesë në 1783. Askush nuk e di se ku shkuan. Ndoshta në Moskë ose Krime. Sidoqoftë, gjithçka u krye me urdhër të Vladimir Putin. Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë e shtyn presidentin rus, ky akt duhet t’ju japë një tregues të fortë. Kjo është historia dhe vendi i Rusisë sipas tij”, shkruan Wallace në një koment për British Telegraph.
Një nga betejat që Wallace tha se ai luftoi me institucionet e sigurisë kombëtare në vitet që çuan deri në shkurt 2022 ishte t’i bindte ata se, pavarësisht raporteve të inteligjencës dhe “kokave të mençura”, Putini nuk udhëhiqej as nga logjika dhe as nga pasioni për të transformuar vendin e tij në një fuqi moderne. Ai eshte i motivuar nga hakmarrja, trashëgimia dhe romanca (nacionaliste).
“Në botëkuptimin e shtrembër të Putinit, jemi ne qe qendrojme pas Luftës së Krimesë dhe disfatës së Carëve, jemi ne pas ngritjes së Hitlerit, ishim ne pas kundër-revolucionit dhe spiunazhi ynë qëndronte pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Britania është në pikëpyetje nga Putini”, tha Wallace duke shtuar se një nga anëtarët më të vjetër të “siloviki” ruse komentoi së fundmi: Ne e dimë se Britania qëndron pas pushtimit të Kurskut”.

Advertisement